Një çift shqiptarësh në Greqi kanë përfunduar në gjykatë, pasi 29-vjeçarja ka akuzuar burrin e saj se e ka përdhunuar.
Sipas mediave greke, e reja shqiptare ka deklaruar në polici se bashkëshorti i saj 41-vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj.
“Vajza 29-vjeçare, nënë e dy fëmijëve të mitur, ka shkuar më datë 23 qershor 2021 në orën 17:00 në Drejtorinë e Sigurimit të Rodos dhe është ankuar se një natë më parë në orën 10.30, bashkëshorti i saj me origjinë shqiptare, duke përdorur dhunë fizike dhe kërcënimet, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie pa dëshirën e saj. Ajo ka thënë se është e martuar prej dhjetë vitesh me 41-vjeçarin dhe që nga fillimi i jetës së tyre bashkëshortore ka pasur probleme serioze me të. 29-vjeçari kishte deklaruar në polici se e trajtonte vazhdimisht me dhunë (fizike, verbale apo psikologjike), ndërsa e kërcënonte, e ofendonte dhe e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale.
Lidhur me ngjarjen, 29-vjeçarja kishte thënë se gjithçka ka nisur rreth orës 22:30 të datës 22 qershor 2021, kur janë kthyer nga puna në shtëpi. Pasi kishte vënë fëmijët në gjumë, kur ajo vetë shkoi për të fjetur e veshur me pizhame të gjata, burri i saj filloi t’i afrohej me qëllim që të bënte seks.
29-vjeçarja u ankua dhe i kishte thënë se ishte shumë e lodhur dhe nuk donte, por 41-vjeçari sipas saj i ka grisur rrobat dhe ka kryer aktin seksual”, shkruajnë mediat greke.
Ndërkohë që para policisë ai ka deklaruar se rrobat ia ka grisur në çaste pasioni.
“Pas aktit i kërkova ta përqafoja që të flinim, dhe ajo pranoi”, ka deklaruar ai.
41-vjeçari kishte deklaruar ndër të tjera se e do shumë gruan dhe se si ajo ashtu edhe fëmijët e tyre janë gjëja më e rëndësishme në jetën e tij, dhe se nuk i ka bërë asnjëherë dëm.
Ai kishte theksuar se ishte vërtet i tronditur nga denoncimi i bërë nga 29-vjeçarja dhe se nuk e ka goditur asnjëherë, nuk e ka kërcënuar dhe sigurisht nuk e ka përdhunuar.
Ai pranoi se si çdo çift janë grindur, por asnjëherë nuk ka ushtruar dhunë fizike, verbale apo psikologjike ndaj saj.
Për natën në fjalë kur akuzohet për përdhunimin e 29-vjeçares, shqiptar ka përsëritur se mes tyre ka pasur marrëdhënie seksuale por me pëlqimin e saj.
Në përfundim, gjykata ka vendosur dhe shqiptari është lënë i lirë me kusht.