Greqi/ Tentoi të digjte me benzinë ish-gruan, ja justifikimi i shqiptarit në polici

Një 50-vjeçar shqiptar, i cili kërcënoi ish-gruan e tij se do ta digjte me benzinë dhe më pas tha se do t’i vinte flakën vetes, është lënë në burg nga autoritetet greke. Ngjarja ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve në sheshin qendror të Larisës, ndërsa ditën e djeshme ai kërkoi falje.

Mediat greke raportojnë se shqiptari ka mohuar akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, ndërsa është shprehur:  “Nuk kam dashur të dëmtoj askënd, madje as veten time”. Sipas tij e gjithë ngjarja ka ndodhur për t’i tërhequr vëmendje ish-bashkëshortes, e cila e ka injoruar dhe nuk i përgjigjet kërkesës së tij për të takuar fëmijën.

Shqiptari, i cili punon në ndërtim në shtetin helen, ka pritur ish-bashkëshorten e tij 41-vjeçare dhe ndërkohë që ajo parkonte makinën, ai e ka spërkatur me benzinë, duke e kërcënuar se do t’i vërë flakën. Sipas policisë, djali i tyre 17-vjeçar i cili ndodhej me të ka neutralizuar të atin, ndërsa nëna e tij është larguar dhe ka telefonuar policinë.

Më pas 50-vjeçari është larguar me biçikletë dhe ka shkuar në sheshin qendror ku ka kërcënuar se do të digjte vetën, por në këtë moment ka ndërhyrë policia dhe e ka arrestuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *