Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ka tentuar të përdhunoj një vajzë.
Mediat greke bëjnë me dije se i riu ka tentuar të përdhunojë një 20-vjeçare si dhe pas rezistencës që ka bërë vajza, shqiptari e ka goditur dhe në fytyrë.
Mësohet se vajza është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës ku i është dhënë ndihma e parë dhe i është nënshtruar analizave.
Hetimet për rastin po kryhen nga Departamenti i Sigurisë.