Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Volos, ku protagonist është bërë një shqiptar.
Mediat greke raportojnë se një shofer kamioni 45-vjeçar, me origjinë shqiptare, ka bërë manovra të rrezikshme me mjetin e tij, duke shkaktuar terror tek këmbësorët dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.
Sipas informacioneve, ai kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe fatkeqësisht ka rënë në një bllok trafiku.
I dehuri nuk ka pranuar kontrollin e policisë, ndërsa ka kundërshtuar urdhrin për të bërë testin e alkoolit.
Tashmë ai ndodhet pas hekurave.