Katër policë grekë janë arrestuar pasi akuzohen se kanë torturuar një të burgosur shqiptar. Sipas mediave të huaja tre policët dhe shefi i tyre janë dërguar në prokurori të akuzuar për torturë dhe fyerje të rëndë. Ngjarja u zbulua pas ankesës nga i dënuari shqiptar. Ky i fundit vuante dënimin për grabitje dhe trafik droge.
Ai rrëfeu se efektivët e kanë goditur në kokë pasi u ka kërkuar ujë gjatë rrugës. Përpos dhunës, ata nuk i kishin dhënë as ujë. Ai u ankua gjithashtu se kur mbërriti në Korydallos i vendosën një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë. Brenda kafazit ndodheshin njëmbëdhjetë të burgosur të cilët gjithashtu dëshmojnë se policia e ka rrahur të dënuarin shqiptar, ndërsa për kaskën pretendojnë se ai e mbante pasi tentonte ta godiste vetë kokën në kafaz.