Një shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ka vendosur kamera në dhomën e vajzave të partneres.
Mediat greke bëjnë me dije se 50-vjeçari kishte vendosur në dhomën e dy vajzave të mitura pa vetëdije një aparat fotografik me një SD CARD regjistrimi dhe po shikonte se çfarë po bënin brenda saj, në dukje lakuriq.
Mësohet se ka qenë nënë e vajzave e cila ka kuptuar ‘kurthin’ e partnerit të saj, ku në përballje me këtë të fundit i është dashur të përballet dhe me dhunë.
I moshuari ka goditur atë dhe fëmijët, ku për pasojë akuzohet për ‘dhunë në familje’.