Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet për vjedhje.
Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari është arrestuar në zonën e Heraklion të Atikës, në momentin që po hiqte kabllot e bakrit nga nënstacioni i një kompanie elektrike.
Pas kontrollit në posedim të tij janë gjetur dhe konfiskuar: kabllot e bakrit të hequr, me peshë 25 kg, 3 prerëse, një levë metalike, një çekiç dhe një pasaportë false. I arrestuari është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës.