Është vetëdorëzuar një tjetër person që ishte në kërkim për vrasjen e 40-vjeçarit Pëllumb Islami, nga Delvina.
Bëhet fjalë për 33 vjeçarin shqiptar Olsian Murrizi alias Ernest Murrizi, i cili është paraqitur në Policinë e Athinës.
Ai është një nga 7 personat ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti lidhur me ngjarjen e 21 shkurtit kur në një lokal në “Nea Ionia” në Athinë u ekzekutua 40 vjeçari nga Delvina.
Në 20 mars policia greke arrestoi një tjetër 23 vjeçar shqiptar, i cili kërkohej për ngjarjen. Hetimet kanë zbuluar se atë natë ndodhi një shkëmbim zjarri pas një debati mes një grupi kriminal shqiptar që vepron në Greqi me një shtetas që ndodhej në tavolinë me Islamin.
Një ndër personat që është ende në kërkim është dhe cilësohet si kreu i grupit kriminal është 34 vjeçari nga Fieri, Elis Salaj.