Greqia gdhihet me lëkundje sizmike/ Një tërmet 4.8 ballë ka goditur ishullin e madh grek, ende nuk raportohet për dëme  

Fqinji ynë Jugor është zgjuar sot nga tronditje të forta tërmeti që kanë shkundur një prej ishujve të tij më të mëdhenj, Kretën. Tërmeti i sotëm ishte me magnitudë 4.8 ballë, duke goditur ishullin në të cilin banojnë edhe shumë shqiptarë.

Observatori Kombëtar i Athinës (NOA) raportoi një tërmet me madhësi 4.8 ballë në Greqi pranë Kissamos, në Chania të Kretës, vetëm pak minuta më parë.

Tërmeti goditi në mëngjesin e të shtunës 3 Prill 2021 në 09:10 të mëngjesit, me kohën lokale në një thellësi të ulët prej 10 km.

Shërbimi i monitorimit identifikoi një raport të dytë nga Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ), i cili renditi tërmetin me magnitudë 4.5.

Një agjenci e tretë, Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), raportoi të njëjtin tërmet me magnitudë 5.0 ballë.

Qytetet në ishull ku tërmeti është ndjerë, përfshijnë Moni Chrysoskalitissas 81 km nga epiqendra, Gialos-in 87 km larg, Paleochora-n 91 km larg, Platanos-in 93 km larg, dhe Kissamos-in 99 km larg, që të gjitha janë lëkundur.

Ende nuk ka raportime për të lënduar dhe dëme materiale.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *