Greqia goditet nga tërmeti, ja magnituda dhe epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka goditur në orën 02:20 të mëngjesit të së martës Greqinë.

Sipas mediave të huaja, epiqendra e tërmetit ishte 9 km në jug të Menidit dhe thellësia fokale u vlerësua në 10 km, referuar Institutit Gjeodinamik.

Tërmeti e kishte epiqendrën 12 kilometra në veri-verilindje të Amfilokisë, ose 245 kilometra në perëndim-veriperëndim të kryeqytetit.

Instituti Euro-Mesdhetar e vlerësoi tërmetin me magnitudë 4.7 Rihter, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Prevezë e Lefkadë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *