Në ditët në vijim një pjesë e territorit të vendit tonë pritet që të përfshihet nga një mot i keq me reshje dhe stuhi. Sipas “meteo.gr”, vala e stuhisë që po vjen nga Italia do të godasë Shqipërinë dhe Greqinë.
Sipas hartës së publikuar nga mediat në vendin fqinj, masa atmosferike në Itali pritet të lëvizë ngadalë në Lindje duke përfshirë më së shumti Jugun e vendit.
Harta
Në disa raste, studia do të shoqërohet me breshër dhe erëra shumë të forta që përveç intensitetit, do të kenë edhe një kohëzgjatje. Harta parashikon se stuhia do të prekë rajonin nga data 6 deri më 8 tetor.
/Priza.al/