Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë, Giannis Oikonomou, ka folur për SKAI TV dhe ka vlerësuar lajmet se kërkimet sizmike të kryera në jug të Kretës nga ExxonMobil do të zgjerohen drejt pjesës jugore të fushës. Oikonomou konfirmoi lajmet dhe ka pretenduar se këto zgjerime janë bërë në kuadrin e planit fillestar.
Zona është zgjeruar që të merret rezultati më i mirë pretendoi Oikonomou, duke mbrojtur idenë e tij se arsyeja e kërkimit është kontributi në ekonominë e vendit. Oikonomou vuri në dukje se krahas ExxonMobil edhe një kompani tjetër dëshiron t‘i bashkohet kërkimeve sizmike në rajon dhe shtoi se “Interesi i kompanisë së dytë tregon më mirë rëndësinë e këtij kërkimi”.
Sipas lajmit të gazetës “Kathimerini”, zyrtarët e kompanisë amerikane Chevron kanë vizituar dhe kanë kryer takime në Athinë lidhur me çështjen.
Sipas burimeve të qeverisë, së shpejti do të publikohet një alarm NAVTEX të ri me qëllim zgjerimin e fushës së kërkimit.
Në NAVTEX-in e publikuar më 8 nëntor nga Zyra Hidrografike e Forcave Detare të Greqisë, ishte njoftuar se do të zhvillohen kërkime në Detin Jon dhe në perëndim dhe jugperëndim të Kretës. Për kërkimet sizmike që do të kryhen me anijen “SANCO SWIFT” nuk u përcaktua afati i përfundimit të NAVTEX-it.
Edhe kryeministri grek, Kyriakos Mistotakis, më 7 nëntor deklaroi në kanalin televiziv ANT 1 se nga ExxonMobil do të fillojnë kërkimet sizmike në dy parcelat në Gadishullin e Peloponezit dhe në jugperëndim të Kretës.
Burimi: Anadolu Agency