Vaksinimi është bërë një ndër problematikat kryesore që po hasin qytetarët në jetën e përditshme jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë.
Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka vendosur ta zgjidhë këtë problem duke bërë çertifikatën e vaksinimit të detyruar për punonjësit e sektorit privat.
Sipas mediave greke, kushdo që punon ne sektorin privat dhe ata që janë klientë në këto sektore, do të duhet të kryejë një test të shpejtë të COVID-19 ose të paraqesë një test PCR negative. Personat që nuk paraqesin asnje test apo çertifikatën e vaksinimit, nuk do të lejohën të hyjnë në ambienet përkatëse të këtyre sektorëve dhe nuk do të marrin shërbimin e kërkuar.
Për mosrespektimin e këtyre rregullave qytetarët do të gjobiten me shuma që fillojnë nga 150 euro deri në 2000 euro. Kjo në varësi të pozicionit dhe shkeljes të bërë.
/Burimi: CNN.gr/ Priza.al/