Pas Turqisë e cila ka filluar ndërtimin e një muri prej 295 km të gjatë dhe 3 metra të lartë për parandalimin e një fluksi të ri refugjatësh, kryesisht nga Afganistani, edhe Greqia ka ngritur një gardh 40 km (25 milje) dhe ka instaluar një sistem të ri vëzhgimi në kufirin e saj me Turqinë, në pritje të një rritje të refugjatëve afganë që përpiqen të arrijnë në Evropë.
“Ne nuk mund të presim duarlidhur, për ndikimin e mundshëm”, tha Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë Michalis Chrisochoidis në një vizitë në rajonin e Evros të Premten. “Kufijtë tanë do të mbeten të paprekshëm”.
Komentet e tij erdhën ndërsa Turqia u bëri thirrje vendeve evropiane të marrin përgjegjësinë për emigrantët afganë.
Në një bisedë telefonike mes Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, deklaruan se një rritje e njerëzve që largohen nga Afganistani mund të përbëjë “një sfidë serioze për të gjithë”.
“Një valë e re migrimi është e pashmangshme nëse nuk ndërmerren masat e nevojshme në Afganistan dhe në Iran”, tha Erdogan.
Greqia, e cila ishte në vijën e parë të krizës së emigrantëve në vitin 2015 kur më shumë se një milion njerëz që iknin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme kaluan nga Turqia në BE, ka thënë se mund të kthejë mbrapsht çdo afgan që mbërrin ilegalisht nëpër vend.
Nga ata që mbërritën në Greqi gjatë krizës së emigrantëve, shumë udhëtuan më tej në veri në të gjithë Evropën, por rreth 60,000 kanë mbetur në vend.
Vitin e kaluar, Athina bllokoi përkohësisht kërkesat e reja për azil pasi zoti Erdogan tha se Turqia kishte “hapur dyert” për emigrantët për të udhëtuar në BE.
Mitsotakis tha në atë kohë se Greqia kishte rritur “nivelin e parandalimit në kufijtë tanë në maksimum”, me personelin e sigurisë të vendosur në kufirin tokësor Evros.
Vitin e kaluar, Athina bllokoi përkohësisht kërkesat e reja për azil pasi Erdogan tha se Turqia kishte “hapur dyert” për emigrantët për të udhëtuar në BE.
/Burimi: The Guardian/ përshtati Priza.al/