Greqia nis testimin e detyrueshëm për të gjithë punëtorët e pavaksinuar

Greqia prezantoi ditën e sotme iniciativën për testim të detyrueshëm në përpjekje për të rritur numrin e të vaksinuarve kundër COVID-19.

Punonjësit e sektorit publik dhe privat do të duhet të paguajnë për testet javore ose të kenë një certifikatë vaksinimi për të qenë në gjendje të punojnë. Nga ana tjetër, fëmijëve të pavaksinuar në shkollat e mesme që u hapën të hënën do tu jepen komplete testimi të shpërndara me shpenzimet e qeverisë.

Kufizime të ngjashme do të zbatohen edhe në stadiumet sportive, muze dhe vende arkeologjike si dhe në kinema dhe restorante. Rreth 56% e banorëve të Greqisë janë vaksinuar plotësisht, ndërsa norma mesatare e vaksinimit në vendet e BE është mbi 60%.

Greqia ka vendosur vaksinim me detyrim për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe lejon vaksinimin e fëmijëve duke filluar nga mosha 12 vjeçare. Shtetrrethimet vitin e kaluar e çuan ekonominë në recesion, duke e tkurrur prodhimin e brendshëm bruto 8.2% vetëm në vitin 2020. Zyrtarët qeveritarë thonë se vendi nuk mund të përballojë edhe një shtetrrethim të dytë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *