Greqia nuk gjen ‘paqe’/ Ishulli Karpathos ‘shkundet’ nga tërmeti 6.1 ballë

Një tërmet i fortë ka tronditur këtë mëngjes ishullin grek Karpathos. Mësohet se tërmeti me magnitudë 6.1 ballë tronditi ishullin në juglindje të detit Egje.

Sipas raportimeve lëkundjet janë ndjerë deri në Egjipt dhe Izrael.

Tërmeti goditi në orën 8.32 të mëngjesit me kohën lokale,  rreth 127 kilometra në juglindje të ishullit, në një thellësi prej 58 kilometrash, sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës të Observatorit Kombëtar.

Deri tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar. Ndërkohë, sizmiologët grekë kanë thënë se nuk ka vend për panik dhe as nuk ka paralajmërim për cunami, për shkak se tërmeti ishte në thellësi të madhe.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *