Greqia nuk gjen qetësi, “shkundet” sërish nga tërmeti

Greqia nuk ka gjetur qetësi nga tërmetet.

Një tjetër lëkundje është ndjerë pasditen e kësaj të shtune. Mësohet se epiqendra ka qenë sërish në Elassona, rreth orës 17:09 dhe u ndje edhe në qytetin e Larissa. Tërmeti ishte me magnitutë 4.1 ishkallës Rihter, 16 km në jugperëndim të Elassona me një thellësi prej 5 km, ku nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Greqia është “shkundur” ditëve të fundit nga disa tërmete, ku lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, deri në Tiranë. Lëkundja më e fundit në kryqytet u ndje mesditen e djeshme.


TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *