Greqia njoftoi para pak ditësh se do të hapeshin kufijtë për punëtorët sezonalë shqiptarë të cilët punojnë në këtë vend gjatë verës. Mirëpo, shteti helen ka lënë në fuqi vendimin për të mbajtur mbyllur kufirin deri në datën 31 maj 2021, duke mos lejuar shtetasit e tjerë shqiptarë të futen në territorin grek, përveçse atyre që kanë dokumenta për të bërë punë sezonale.
Ky vendim mbetet në fuqi vetëm për Shqipërinë, ndërkohë që për shtetet e tjera të BE, Greqia i ka hequr të gjitha kufizimet në pranimin e turistëve.