Qeveria e Demokracisë së Re është sërish në qendër të vëmendjes pasi Greqia, shpallet ndër vendet me nivelin më të ulët për lirinë e shtypit në BE, sipas Indeksit vjetor të Lirisë së Shtypit.
Sipas raportit, të publikuar ditën e djeshme, vendi mesdhetar ka zëvendësuar Bullgarinë si kombi me performancën më të keqe të BE-së duke u renditur kështu në vendin e 108-të, nga 70-ta që ishte në indeksin e vitit të kaluar.
Ndërsa shkelësit më të këqij kundër lirisë së shtypit janë vendet jo anëtare të BE-së, si Kina, Bjellorusia, Rusia, Irani, Mianmari dhe Koreja e Veriut. Sakaq, edhe vendet evropiane kanë parë gjithashtu përkeqësim të lirisë së shtypit.
Greqia është një ndër to, duke përfshirë më pas edhe Slloveninë, Poloninë dhe Hungarinë të cilat ë kanë intensifikuar ligjet drakoniane kundër gazetarëve, shkruhet në raport.
Athina miratoi një ligj të ri vitin e kaluar për përhapjen e “informacionit të rremë” dhe dënohet deri në pesë vjet burg.