Greqia ka lajmëruar se duke nisur nga dita e hënë 14 qershor, do të rritet kuota në pikën kufitare të Kakavijës, nga 400 aktualisht, në 1500 persona.
Autoritetet e shtetit fqinj kanë pranuar kërkesën e ambasadës shqiptare në Athinë për rritjen e kuotave të kalimit. Gjithashtu, pritet dhe vendimi për nisjen e procedurave të bashkimit familjar.
Ndryshime pritet të njoftohen edhe për pikat e tjera kufitare, ndërsa autoritet greke thanë se pritet vendimi përfundimtar për hapjen e kufirit për turistët nga Shqipëria rreth datës 1 ose 7 korrik.
Vlen të theksohet se pika kufitare e Kakavijës ka sjellë probleme muajt e fundit në lidhje me kalimin e shtetasve, për shkak të numrit të ulët të kuotave të kalimit.