‘Greqia rrit për herë pagën minimale’/ PD: Vendi po rrëzohet, qeveria po bën vetëm hapa pas

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me pagën minimale dhe mbështetjen që i jep qeveria qytetarëve.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Sula shkruan se ndryshe nga qeveria greke e cila ka ritur për herë të tretë pagën minimale, qeveria jonë bën një hap pas.

Sakaq shton se situata në vend është shumë i rëndë, pasi sipas tij Shqipëria paraqitet me numrin më të lartë të familjeve në 9 vendet e Rajonit të Europës Juglindore që nuk kanë mundësi të kursejnë.

Postimi i plotë:

Dallimi mes qeverisë së qytetarëve dhe qeverisë së oligarkëve!

Mediat greke raportojnë se qeveria e vendit të tyre ka lenë pushimet dhe ka përveshur mëngët për të të rritur për të tretën herë brenda vitit pagëm minimale. Po ashtu parashikohet të ketë lehtësim nga taksat për biznesin e vogel. Në Shtator thonë mediat greke qeveria atje do të ndryshojë qasjen e saj politike në aspektin ekonomik si përgjigje ndaj situatës se re të krijuar si pasojë e sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë. Greqia këtë vit ka rritur dy herë pagat, e para u njoftua vitin e kaluar në Korrik dhe hyri në fuqi në Janar të këtij viti. Ishte rreth 2% dhe paga minimale arrinte në 663 euro . Pak muaj më vonë, në Maj, këtë herë ka ndodhur një rritje e re prej 7.5% , duke e çuar pagën minimale aktuale në 713 euro. Stafi financiar thuhet se po kërkon hapësirë ​​shtesë fiskale që do të mundësonte një rritje të mëtejshme të pagës bazë në 751 euro, e cila mund t’i ndihmojë qytetarë. Kjo të dashur qytetarë është qeveria që mendon për qytetarët.

Në Shqipëri situata është krejt ndryshe, krejt e zymtë. Qeveria e oligarkëve para se të merrte pushimet u mblodh me urgjencë, duke e bërë fakt të kryer që jo qytetarëve por klientëve që u jep tendera publik me 99.9% të fondit limit tu jap edhe një llokmë të madhe prej 60 milionë euro shtesë për rritjen e çmimeve. Madje edhe atyre që kishin shkelur afatet e punimeve. Sigurisht, nuk mund të kishte këtë qasje për pensionistët dhe familjet në nevojë ( se për ata që janë në punë as që e ka në mëndje tu vij në ndihmë). Pensionistët me pension nën 150 mijë lek dhe familjet me ndihmë ekonomike kanë që nga Qershori që nuk e marrin as atë 30 mijë leksh që u jepte qeveria si lëmosh. Për këta ska urgjencë për qeverinë e Sulltanit. Le të presin e le të vetvaren thotë kjo mazhorancë. Mjafton që uji të shkoj në kanalin e oligarkëve. Kjo është qeveria jonë. Kjo është qeveria që çdo ditë shënon një hap pas.

Si para dhe pas pandemisë Shqipëria paraqitet me numrin më të lartë të familjeve në 9 vendet e Rajonit të Europës Juglindore që nuk kanë mundësi të kursejnë sipas anketës së Bankës Qendrore të Austrisë të vjeshtës 2021.

Sipas të dhënave e anketës, rreth 75 për qind e familjeve në Shqipëri nuk kanë plane për të kursyer pas krizës pandemike. Kjo tendencë mund të thellohet nga çmimet e larta pas luftës në Ukrainë. Por rreth 10 për qind e familjeve në Shqipëri kanë deklaruar se kanë plan të kursejnë më shumë se para pandemisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *