Modelja e njohur, Gresa Hoti është njëra ndër banorët e Big Brother VIP Kosova.
Hoti, e cila jeton dhe merret me modelizëm në Itali ka rrëfyer për një lidhje abuzive që kishte pasur.
“Më qitke kontra nanës të vet, krejt kontra. Jam shku në Sicili edhe disa herë ma bojke e kam harru kuletën. Kur i harxhova paret më tha që ti ki me nejt këtu. Më qitke kontra nanës të vet, kontra motrës së vet. Baba i vet kur u kanë ky i vogël më kallzojke që u mshefke nër krevet se e rrehke nanën e vet për flokë”- rrëfeu Hoti.
Ajo po ashtu zbuloi se ish i dashuri i saj e kishte mbyllur në dhomë.
“S’kom guxu kurrë me dalë me shoqe, 24 orë veç me ta. Nana e tij më tha me i bo gati kuferat me më çu në aeroport. Por, ai me mbylli në dhomë. Ai ia nisi me kajtë dhe e thej krejt dhomën. Psikopat bre. S’u kanë i keq kshtu” – tha ajo.
Në një moment, modelja tregon se e kishte goditur në fytyrë dhe ia kishte thyer hundën.