Pas një kohe të gjatë shkëputjeje, Greta Koçi është rikthyer për të qenë përballë pyetjeve të fëmijëve të Piter Pan. Këngëtarja ka folur për herë të parë për martesën e saj, duke treguar më shumë detaje rreth partnerit dhe marrëdhënies së tyre.
“Kam 4 vite që jam martuar, por nuk kam bërë dasëm. Ai është shqiptar dhe tani ne jetojmë në Amsterdam. Ai është inxhinier softuerik, komplet fusha të ndryshme; mundohet të më shoqërojë mua gjatë koncerteve por jemi të dy shumë të zënë, gjejmë të mesmen e artë për të kaluar kohë me njëri-tjetrin. Jemi si shokë, e mbështesim njeri-tjetrin.”– u shpreh artistja.