Greva e të burgosurve të Peqinit, dejtori i burgut: Nuk kanë atë qëllim, i takojnë familjarët

Greva e të burgosurve në burgun e Peqinit vijon edhe ditën e sotme ku rreth 150 të dënuar kanë refuzuar ushqimin me pretendimin e nuk u lejohen vizitat e familjarëve.

Sipas të burgosurve, situata është shkatuar për shkak të kufizimeve të Covid19, pasi ata nuk lejohet të takojnë familjarët. Drejtori I burgut ka konfirmuar që po zhvillohet një grevë por ka mohuar se të burgosurit nuk takohen me familjarët.

Ai tha se vizitat e familjarëve lejohen që prej Qershorit tashmë. Sipas tij të dënuarit kërkojnë vizita me të zgjeruara sic janë shoqëria e tyre apo familjarë më të largët, kjo ka bërë që ata të refuzojnë ushqimin prej dy ditësh tashme.

Një vit më parë, në Tetor të vitit 2020 të dënuarit në burgun e Peqinit u përfshinë në një tjetër protestë, protestë e cila u përshkallëzua edhe nga familjarët e tyre jashtë dyerve të këtij burgu. Në atë kohë të dënuarit kërkonin rishqyrtimin e dënimeve të dhëna nga Gjykata.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *