Ish-drejtori i Aviacionit Civil, Petrit Sulaj, është shoqëruar këtë mbrëmje në Drejtorinë Vendore të Policisë. Shkak për këtë shoqërim mësohet se është bërë situata e krijuar me kontrollorët në Aeroportin e Rinasit, në lidhje me protestën e që nisi një ditë më parë.
Ende nuk dihen rrethanat e shoqërimit të Sulajt, i cili sipas burimeve, po merret në pyetje. Sulaj është një nga 5 të shoqëruarit në polici gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërsa 3 prej tyre po mbahen ende në komisariat.
Kreu i Sindikatës, Armando Fezga, përgjegjësja e turnit, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini janë vënë në pranga pasi akuzohen se janë organizatorë të kësaj proteste.
Ndërsa mbi 20 të tjerë janë shoqëruar në Polici gjatë natës për t’u marrë në pyetje, ndërsa më pas janë lënë të lirë.
Ndërkohë, kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga bllokimi i Rinasit, situata po normalizohet dhe avioni i parë që mban një ngarkesë vaksinash është ulur. Sot nisën fluturimet esenciale, ndërsa nga nesër do të mund të jenë funksionale edhe ato komerciale.
/Priza.al/