Grida Duma pëlqehet shumë nga publiku për sinqeritetin, përgatitjen dhe imazhin e saj.
Të trija këto cilësi i tregoi në një intervistë të dhënë së fundmi ku foli ndër të tjera për vetminë dhe historinë e trekëndëshit të dashurisë mes Borës, Donaldit dhe Beatrixës në BBV1.
Grida tha se vetmia u bën shumë mirë çifteve dhe sipas saj: “Çiftet që zgjasin më bukur, janë çiftet që herë pas here shkëputen. Jo ndahen, ndarja është gjë tjetër, por nuk bëjnë të njëjtën punë”, duke shtuar se çiftet që janë në të njëjtin biznes vuajnë.
Romeo ia ktheu me shaka se sapo ndau Borën dhe Donaldin dhe Grida tha:
“Shiko, që nuk ka diskutim që ai e ka këtë avantazh se ajo (Bora) përballon, toleron, mbështet, këtë e di gjithë Shqipëria, sepse ia keni treguar me kamerat e Top Channel te “BBVA 1”, s’kam ç’them”, u shpreh Grida, duke përmendur kështu lidhjen e Donaldit me Trixën brenda “BBVA 1” dhe rikthimin me Borën pas daljes nga shtëpia dhe ndarjes me këngëtaren.
Donaldi e zbuti paksa situatën, duke thënë: “Urime njerëz të çeliktë!” dhe Romeo, me batutë, duke i thënë Gridës: “Sapo i ndave prapë”.