Prej kohësh në rrjetet e saj sociale ku është edhe mjaft e ndjekur, shohim që Grida Duma po distancon gjithmonë e më shumë temat politike, fushtata dhe thirrjen e ndjekësve drejt partisë së saj.
E gjithë kjo duket se nuk është e rastësishme, pasi së fundmi është raportuar se Grida Duma do të lërë mandatin e deputetes për t’ju futur televizionit dhe moderimit. Burime pranë gazetës “Tema” bëjnë me dije se deputetja demokrate do të nisë një emision të sajin në “Top Channel.”
Sipas të njejtës media, emisioni do të jetë dy herë në javë, të hënë dhe të enjte. Duma ndërkohë ka hapur edhe një Akademi, e cila mban emrin “G Akadamy”.
Me Dumën drejtuese emisioni, tashmë bëhen 5 zëdhënës të Berishës që drejtojnë emisione, në televizione të ndryshme. Përveç Gridës, janë edhe Erla Mëhilli, Elona Meço, Neritan Sejamini dhe Juela Meçani.
Grida Duma përveçse një politikane e grua me vlera intelektuale të mëdha, gjithnjë ka spikatur për stilin e saj të veçantë të veshjes. Që kur ka hyrë në politikë është komentuar si një nga gratë më të bukura dhe padyshim shumë e kujdesshme për çdo detaj të look-ut të saj në çdo dalje publike. Së fundmi, ajo ka realizuar edhe disa intervista ku ka qenë më aktive në televizione.