Grida Duma: Partia e Lirisë, vlerë e shtuar dhe fuqi opozitare

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, ka komentuar situatën politike në vend, duke theksuar se sheh përpara një sezon të suksesshëm politik.

E ftuar në emisionin ‘FrontLine’ në News24, Duma ka folur edhe në lidhje me bashkëpunimin me Partinë e Lirisë, ku shtoi se PL është një vlerë e shtuar dhe një fuqi opozitare e konsiderueshme. Më tej ajo ka thënë se fokusi kryesor i opozitës është rënia e kryeministrit Edi Rama.

“Pozita e opozitës mbetet që pavarësisht ngjyrave të ndryshme, e gjitha është në opozitë secili në regjistrin e vet. Në grupin e PD, të gjithe grupin parlamentar ka aksion, lëvizje dhe herë pas here bashkërendim, që pres të ndodhë edhe për hartën territoriale. Këto janë ngjarje të mëdha për të cilat ne do të vijojmë betejën. Ngjyrimet opozita i ka me të gjitha regjistrat por, shoh një sezon të suksesshëm politik.

Sa i përket bashkëpunimit me PL, mendoj që sot të quajturën Partia e Lirisë me asetet politike që kanë janë një vlerë e shtuar dhe fuqi opozitare që di ta bëjë mirë opozitarizmin. Çdo demokrat që po hyn në mbylljen e dekadës opozitare mirëpret çdo individ që bën opozitë se sot ka vetëm një fokus, rënia e Edvin Ramës.”, ka deklaruar zonja Duma.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *