Deputetja e PD, Grida Duma ka dorëzuar këtë të martë mandatin e deputetes
Përmes një deklarate për mediat, Duma tha se pas një reflektimi të gjatë vendosi që të merrte këtë vendim.
“Kam dorëzuar mandatin të deputetes. Pas një përpjekje të gjatë, ky është vendimi i duhur. Fal njerëzve që përfaqësoj nuk mund të zgjidhja me të thjeshtën, atë që të qëndroja. Mund të qëndroja thjesht për të mbijetuar, dhe shitjen e herëpashershme. Nuk i jam larguar kurë përgjegjësisë por kam mbrojtur dhe të tjerëve.
Më kanë goditur sepse nuk gjetën një ndryrje duarash, për vete e kam ditur që do e paguaj këtë kosto. Nuk do t’ia fal kurrë politikës së llumit”, tha ajo.