Grimieri Dario Doka ka pranuar për herë të parë publikisht orientimin e tij seksual. Ai ka rrëfyer se është “gay”dhe se gjithashtu ka qenë në lidhje që pretendonte të kurorëzohej në martesë.
Ai zbuloi se ka pasur disa lidhje me meshkuj, e se njëri prej tyre, me origjinë kosovare, e ka bërë të iluzionojë duke i premtuar se do të martoheshin bashkë.
Gjithashtu grimieri shqiptar u është drejtuar të gjithë atyre që e paragjykojnë për orientimin seksual të tij, duke i thënë se: Nuk ua prish unë fytyrën, është puna ime se çfarë bëj unë me trupin tim.
Më tej ai ka risjellë dhe njëherë në vëmendjen e publikut “thashethemet” që kanë qarkulluar lart e poshtë se “Enver Hoxha ka qenë gay”.
“Këta janë fëmijë, se ndërkohë që ti nuk ke lexuar. Enver Hoxha që këta thonë “Kthehu Enver”, shkruhet që ka qenë gay. Duhet të sqarojmë diçka, nuk ua u prish unë fytyrën se çfarë bëj unë me trupin tim. Unë nuk po cënoj jetën tuaj, merruni me shqiptarët që vrasin dhe përdhunojnë jo me mua. Ata prishin Kombin jo unë. Unë nëse prek një mashkull nuk e kthej në gay, s’jam magjistar, kush ka qejf ka.”, tha ai./ Priza.al