Analizat e shpendëve të ngordhur në plazhin e Vjetër të Vlorës kanë rezultuar pozitive për gripin e shpendëve.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se gripi është identifikuar tek shpendët e egër dhe të ujit, ndërsa nuk ka pasur raste të kontaktit me shpendët shtepiakë.
Incidenti u regjistrua më 5 janar, kur dhjetëra shpendë të ngordhur u gjetën në plazhin e Vjetër. Specialistët morën mostra dhe pas analizave, u konfirmua prezenca e gripit.
Autoritetet po monitorojnë situatën dhe po marrin masa për parandalimin e përhapjes.