Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në Panairin e Bujqësisë në sheshin Nënë Tereza, ku ka folur edhe për gripin e shpendëve e cila sipas tij është “fryrë mediatikisht”.
Rama pohon se kjo është çmenduri sepse sëmundja nuk ka lidhje me ushqimin, si dhe u shpreh se duhet të kishin vënë një zgarë dhe ai të hante pulat në sy të të gjithëve.
Biseda mes Ramës dhe fermerit:
Edi Rama: Vetëm një gabim keni bërë. Gjithë këto pula. Duhet të kishit bërë një zgarë këtu që të haja unë dhe ta kuptonin që nuk ka lidhje kjo historia e gripit të pulave me ushqimin. E kanë për taksiratin e vet pulat jo për njeriun.
Fermeri: Kemi pasur goxha goditje. Ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm. Kriza globale ka ndikuar. Por fryrja mediatike na ka dëmtuar. Jemi në një situatë të vështirë.
Edi Rama: Fryrja mediatike është një çmenduri. Të kishit vënë këtu një zgarë dhe të haja unë këtu.