Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tana Kika, është shkarkuar nga detyra.
Largimi i saj vjen në një kohë kur në vendin tonë është konfirmuar gripi i shpendëve. Po ashtu Prokuroria e Durrësit ka nisur edhe një hetim lidhur me zhvillimet e fundit dhe përhapjen e gripit të shpendëve.
Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Kikën.
Në lidhje me lajmin e shpërndarë ka reaguar nëpërmjet llogarisë personale në Facebook, eksperti Ervin Resuli i cili është shprehur se Ministria nuk duhet të ndalet por të intensifikojë hetimet në mënyrë që të tërhiqen nga tregu të gjitha produktet e kontaminuar.