Gripin i domates , mjekët japin alarmin

Infeksioni që po qarkullon  mori emrin e domates sepse shkakton një ‘shpërthim’ të flluskave të kuqe të dhimbshme nëpër trupat e pacientëve që ‘zgjerohen gradualisht në madhësinë e një domate’

82 fëmijë nën pesë vjeç janë diagnostikuar me gripin e domates që nga maji dhe 26 të rinj të tjerë deri në moshën 10 vjeç dyshohet si të infektuar.

Ky virus shkakton dhimbje të të forta kyçesh, por janë raportuar gjithashtu lodhje, sëmundje dhe diarre.

Mjekët thonë se është ‘shumë ngjitëse’ dhe kanë frikë se mund të përhapet në popullatat e rritura nëse shpërthimi aktual nuk vihet nën kontroll

Fëmijët e vegjël janë më të prirur ndaj këtij infeksioni përmes përdorimit të pelenave, prekjes së sipërfaqeve të papastra, si dhe vendosjes së gjërave direkt në gojë.

Nëse shpërthimi i gripit të domates tek fëmijët nuk kontrollohet dhe parandalohet, transmetimi mund të çojë në pasoja serioze duke u përhapur edhe tek të rriturit.

Mjekët thonë se të gjithë pacientët duhet të izolohen për pesë deri në shtatë ditë që nga fillimi i simptomave dhe duhet të pushojnë, të pinë shumë lëngje dhe të marrin paracetamoll.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *