Grua e pajetë në lumin Vjosa, nuk ka shenja dhune

Një telefonatë ka informuar paraditene e sotme policinë e shtetit për një trup të pajetë pranë lumit Vjosa.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë gjetur të pajetë dhe pa shenja dhune trupin e gruar me inicialet R.SH, 67-vjeçe dhe policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI

Rreth orës 09:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative, se në hyrje të qytetit të Përmetit, në vendin e qyajtur “Ish Parku”, në lumin Vjosa është gjetur e pajetë, në dukje pa shenja dhune, shtetasia R. Sh., 67 vjeçe, banuese në Përmet. Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *