Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në qytetin e Lushnjës ku një 54-vjeçare është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke rrahur bashkëshortin e saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ferras, teksa shtetasja E.Z, kanosi dhe rrahu burrin e saj.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Z. (L)., 54 vjeçe, banuese në Ferras, Divjakë, pasi ka kanosur për jetën dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj”, njofton policia.