Një grua në Tajlandë i vuri flakën motorit të ish të dashurit për hakmarrje ditën e hënë. Pamjet e publikuara nga policia e vendit të incidentit janë bërë virale në mediat sociale.
Kanok Wan, 36 vjeç, derdhi benzinë mbi mjetin dhe i vuri flakën në një park shkollor në Bangkok. Ajo dyshohet se donte të hakmerrej ndaj ish-partnerit të saj pasi ai refuzoi të kthehej me të.
Për fat të mirë, nuk u raportuan të lënduar për shkak të incidentit. Sidoqoftë, gjashtë mjete tjera të parkuara aty pranë u përfshinë gjithashtu nga flakët, para se të mbërrinin ekipet e zjarrfikësve për të shuar zjarrin. Ne u informuam për incidentin e zjarrit në katin e tretë të ndërtesës së parkimit brenda Universitetit Srinakharinwirot. Ndërtesa ishte e lidhur me shollën fillore, por askush nuk u lëndua “u shpreh oficeri i policisë Thonglor Mongkut Thanomjai.
Sapo zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes, ata ishin në gjendje të shuanin flakën brenda 10 minutash dhe të ndalonin që ajo të përhapet në pjesë të tjera të ndërtesës. Kur policët skanuan pamjet e kamerave të sigurisë, gruaja u identifikua si ish e dashura e një punonjësi të shkollës. Ajo u arrestua menjëherë.
Policia sqaroi se gruaja i kishte blerë motorin ish-partnerit si një dhuratë kur ishin së bashku. “Ajo donte të hakmerrej ndaj oficerit të shkollës duke djegur motorin që ishte një dhuratë për të. Shkaku ishte emocional, ajo ishte e zemëruar,” tha oficeri.
/Burimi Timenownews.com/ përshtati në shqip Priza.al/