Në një video të publikuar në rrjetet sociale shfaqet një grua duke hedhur një qen nga kati i gjashtë i pallatit. Policia e Tiranës është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka bërë me dije se ka nisur hetimet.
Shtetasja akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.
Reagim i DVP Tiranë:
Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetase duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas publikimit të pamjeve filmike, menjëherë kanë filluar hetimet për rastin në fjalë, sipas të gjitha dispozitave të parashikuara në Kodin Penal, dhe në përfundim të veprimeve kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasja me dashje e kafshës së shoqërimit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112.