Gruaja paketon trupin e pajetë të burrit brenda valixhes dhe e le në mes të Romës

Trupi i një burri u gjet në një valixhe në mes të sheshit Federico Sacco në Romë. Ngjarja e frikshme është denoncuar nga qytetarët e rastit pasi kanë vërejtur njollat e gjakut të cilat dilnin nga valixhja.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe gjeti valixhen e izoluar me ngjitëse të mbuluar nga gjaku.  Pasi e hapën brenda saj gjetën mbetjet e trupit të një burri. Efektivët ndoqën gjurmët e gjakut në asfalt, derisa arritën në një apartament ku jetonte partnerja 39 vjeçare e të ndjerit. Gruaja u raportoi oficerëve se burri kishte vdekur në shtëpi para disa ditëve dhe në dëshminë e saj, kishte theksuar se për të i vetmi qëllim ishte të hiqte qafe trupin e tij. Ajo kishte dëshmuar se burri kishte vdekur të hënën nga një mbidozë droge, pasi të dy ishin të varur nga lëndët narkotike.

Viktima u identifikua nga policia si një italian 37-vjeçar. Policia ka mbetur e habitur për faktin, se si ka mundësi, që një grua aq e dobët, të transportonte trupin, që së paku peshonte 90 kilogramë.

/Burimi Ansa.it: përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *