Një krim i rëndë në familje u regjistrua në Rodos të Greqisë. Sipas mediave vendase, një 47-vjeçar grek, ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, një 36-vjeçare shqiptare.
Mësohet se shkak për krimin e rëndë është bërë fakti se, gruaja shqiptare kishte kërkuar divorcin prej bashkëshortit të saj helen.
Ngjarja ndodhi rreth mesnatës. Pasi e ndoqi nëpër shtëpi, greku e goditi gruan e tij me thikë në këmbë, krahë dhe qafë.
Fqinjët kanë dëgjuar zhurmat dhe thirrjet e gruas për ndihmë dhe njoftuan autoritetet.
E plagosura është dërguar në spital, ku për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për grekun e arrestuar, i cili kishte precedentë për krime të ngjashme. Çifti kishte një fëmijë të vogël.
47-vjeçari dyshohet se donte t’i jepte fund jetës, pasi në shtëpinë e tij u gjet një shënim i shkruar me dorë me të cilin po i thoshte lamtumirë njerëzve të afërt.
/Priza.al/