Natalia Kolesnik kishte mësuar të jetonte me rreziqet e Kharkiv-it. Por jeta pranë frontit të luftës nuk mund të ketë asgjë të ngjashme me rutinën. Ajo kishte dalë të ushqente macet. Ishte pasdite, pikërisht koha për të mbyllur disa punë të vogla. Por më pas, në një oborr me bar në një të enjte të nxehtë, atë e kapi një raketë.
Bashkëshorti i saj, Viktor mbërriti i shokuar. Ai nisi t’i ledhatonte kokën dhe nuk donte la lëshonte.
“Babi, lërë,” i tha i biri Olexander ndërsa mjekët prisnin që të mbyllnin qesen në të cilën ishte futur trupi. “Ajo ka nuk jeton më. Çohu!”
Kjo ishte thjesht një ditë në Kharkiv, ku qindra persona kanë vdekur në 19 javë të luftës. Ndërsa Rusia rimbledh trupat e saj në përpjekje për zaptuar më shumë territor në Ukrainën lindore, është e sigurt të thuhet se më shumë të vdekur do të pasojnë.