Nuk dihet nëse po përgatitet të nisë një luftë bërthamore me SHBA-të apo po përpiqet të nxjerrë nga laboratorët ndonjë virus tjetër vdekjeprurës për të helmuar botën, por vendi më i madh komunist në botë gjithsesi duhet marrë në konsidetarë, sidomos pas përhapjes së koronavirusit dy vjet më parë.
Këto ditë qeveria komuniste e Kinës u ka bërë thirrje familjeve në të gjithë vendin që të grumbullojnë sa më shumë që të munden rezerva të furnizimeve bazike ushqimore, duke bërë që në mbarë vendin të zbrazen dyqanet, tregjet dhe supermarketet.
Një qarkore tepër të rëndësishme Pekini Zyrtar u ka dërguar edhe shtetasve të saj nëpër të gjithë botën, si dhe trupave diplomatike dhe stafeve të ambasadave, duke u kërkuar që të grumbullojnë sa më shumë ushqime të gatshme, duke i blerë në vendet ku janë dhe duke i nisur ato edhe drejt Kinës.
Një gjë të tillë Kina bëri edhe pasi shpërndau nga laboratorët e Vuhanit dhe nga territori i saj me anë të turistëve, në të gjithë botën virusin e Covid-19-s.
Po çfarë bëri Kina pasi përhapi pandeminë në botë
Ishte ende fillimi i dhjetorit të vitit 2018, kur në Vuhan të Kinës virusi kishte pak kohë që kishte dalë nga laboratorët për t’u hedhur në popullatë dhe qyteti me 12 milionë banorë po planifikohej të izolohej nga Ushtria Popullore e Kinës.
Në atë kohë, madje fiks në fund të dhjetorit 2018, dy muaj më përpara se sa OBSH-ja të jepte alarmin për përhapjen e pandemisë globale, qeveria e Pekinit me anë të disa njoftimeve sekrete, njoftoi të gjithë ambasadat e saj në mbarë botën dhe shtetasit e saj që i ka përhapur si emigrantë kudo, që të blinin nëpër farmacitë kudo që ishin maska, doreza dhe dezinfektantë me çmimet që kishin, dhe më pas t’i nisnin ato për në Kinë me postë speciale.
Kjo gjë ndodhi nga të dërguarit e saj në mbarë botën menjëherë dhe pa e diskutuar urdhrin e Partisë dhe qeverisë. Ata në mënyrë rrufe dhe pa rënë aspak në sy, u lëshuan nëpër farmacitë e çdo qyteti dhe të çdo shteti kudo që ndodheshin dhe blenë me para në dorë (kash), ose edhe me dollarë amerikanë ose euro (sipas rastit), çdo produkt farmaceutik ose profilaktik qe kishin në listën që u kishte dërguar Pekini.
Në atë kohë të gjitha farmacitë e vendit tonë por dhe në shumë shtete të botës u boshatisën nga maskat sanitare, dorezat mjekësore, dezinfektantët, alkool 90 gradësh, amukina dhe shumë produkte të tjera, të blera pa e kuptuar nga njerëzit e Pekinit.
Dy muaj më pas kur në Itali shpërtheu epidemia e koronavirusit dhe njerëzit filluan të vdisnin nga infektimi, e më pas u përhap lajmin nga OBSh për pandeminë, në një kohë që qeveritë bënë thirrje për përdorimin e maskave dhe dorezave, qytetarët nuk kishin ku t’i gjenin më në ato momente.
Farmacitë ishin bosh me këto produkte të domosdoshme, në një kohë që deri në mbërritjen e produkteve të tjera nga fabrikat, çmimet shkuan në “stratosferë”.
Duket se një eksperiment të ngjashëm Kina po bën edhe me ushqimet, por ende nuk dihet se çfarë fshihet prapa kësaj, raporton BBC.
Alarmi për grumbullimin e ushqimeve
Sipas BBC, qeveria nuk ka dhënë asnjë arsye për këtë njoftimi, por ai vjen mes dyshimeve për ndonjë izolim të ri prej koronavirusit dhe shqetësimeve për furnizimet me perime, pasi shirat e jashtëzakonshëm kanë dëmtuar të korrat.
Qeveria u kërkoi po ashtu autoriteteve që të mbajnë çmimet në nivele të qëndrueshme dhe të sigurojnë furnizim pa probleme.
Por njoftimi krijoi shqetësim mes banorëve dhe ngriti mundësitë për blerje paniku.
Për këtë arsye, mediat shtetërore nisën lajmërimet që qytetarët të mos alarmohen. Sipas tyre, qëllimi i qeverisë ishte sigurimi që familjet të ishin të përgatitura në rast se shpallej ndonjë izolim tjetër.
Njoftimi i pazakontë i Ministrisë së Tregtisë, nuk u shoqërua me arsye të veçanta, por mediat vendase thanë se, mund të ketë të bëjë me shqetësimet e izolimeve të koronavirusit apo dëmtimit të të mbjellave.
E përditshmja shtetërore komuniste nxiste lexuesit e saj, të mos alarmoheshin duke thënë se, qeveria komuniste po punon që të gjitha familjet të jenë të përgatitura “nëse në zona të caktuara shpallet izolimi”.
Mediat shtetërore shkruanin se njoftime të tilla nuk janë të pazakonta por vinin në një kohë rritjesh çmimesh.
Çmimet rriten tradicionalisht në Kinë me afrimin e sezonit të ftohtë të dimrit. Kina ka shpallur herë pas here izolime të pjesshme koronavirusi, teksa kërkon të sigurohet që të arrijë zero infeksione deri në hapjen e Lojrave Olipike dimërore që nisin në shkurt.
Dje vendi raportoi 92 raste koronavirusi, madje mbylli për dy ditë parkun “Disneyland” në Shanghai, pasi një vizitor doli pozitiv.
/Burimi: BBC/Përshtati: Priza.al/