Deputeti i Partisë Demokratike, i bashkuar me “Rithemelimin” është i pari që ka reaguar pas platformës së propozuar nga Alibeaj dhe që u mbështet nga 31 deputetë.
Me një foto nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, Paloka shpreh keqardhje për kolegët e tij deputetë, që sipas tij nuk e kanë lexuar farë ata ç’ka i është servirur para dhe e kanë nënshkruar.
“Thjeshte keqardhje per miqte dhe koleget qe ne rastin me te mire, nuk kane lexuar se cfare ju kane vene perpara…Keq ne se nuk e kane kuptuar ! Shume keq ne se e kane kuptuar dhe nenshkruar me vetedije te plote!”, shkruan Paloka në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Theksojnë se platforma e Alibeajt nuk e përjashton Berishën nga gara për kreun e partisë, por kërkon që procesi të ndalet, deri sa palët të bashkohen plotësisht. /Priza.al