Grupi Parlamentar i PD i është drejtuar me një kërkesë Kuvendit, ku i ka kërkuar një mbledhjen e Këshillit për mandatin e Olta Xhaçkës.
Burime për median bëjnë me dije se mbledhja do të mbahet ditën e nesërme, 14 shtator në orën 13:00.
“Vijimin e shqyrtimit të mocionit të 1/10 së deputetëve të grupit parlamentar të PD për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhacka”, shkruhet në kërkesë.