Pesë anëtarët demokrat të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve kanë kërkuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës mbledhjen e Këshillit që nesër të shqyrtohet çështja e papajtueshmërisë së mandatit për ministren Olta Xhaçka.
Burime për median bëjnë me dije se në kërkesë parashtrohet se, thirrja e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit kur e kërkojnë 5 anëtarë të Këshillit.
Kujtojmë se PD, akuzon ministren Olta Xhaçka se ajo ka përfituar, nëpërmjet bashkëshortit të saj, statusin e investitorit strategjik, duke marrë në përdorim pasuri publike.