Grupi i Berishës niset drejt selisë, Basha mbyll PD-në dhe ulet në kafe me gazetarët

Teksa disa anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të Berishës kanë ‘trokitur’ sërish në dyert e selisë, Basha ka mbyllur bravat e PD-së dhe ka mbledhur në mënyrë të pazakontë gazetarët në një kafene përballë godinës, nga ku edhe ka ndjekur zhvillimet.

Ndërkohë që lideri demokrat ndodhet me gazetarët, anëtarët e grupit të Rithemelimit mbërritën në PD, ku kanë gjetur sërish dyert e mbyllura. Basha është ulur në ambientet e jashtme të barit dhe ka ftuar dhe gazetarët e operatorët t’i bashkohen.

Ndërkohë, në godinën e selisë blu, janë bërë disa ndryshime. Në dritaret e katit të dytë janë vendosur banera të flamurit shqiptar dhe një baner tjetër gjigant ku shkruhet: “Partia Demokratike e Shqipërisë, zgjedhim të ardhmen!”

Ky slogan u përdor edhe gjatë Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit, kuvend në të cilin u votuan disa ndryshime në statut. Ndërkohë, edhe në katin e parë dyert po izolohen me banera.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *