“Grupi L” u thirr nga pronari, si vrasja e shqiptarit në Athinë lidhet me plagosjen e 16-vjeçarit

Hetuesit në Greqi po shkojnë drejt zbardhjes së plotë të vrasjes së 37-vjeçarit shqiptar Pëllumb Islami, me profesion hidraulik, i cili u qëllua gjatë përplasjes mes bandave në një lokal në Athinë.

Policia greke ka identifikuar 4 nga 7 personat e përfshirë, të cilët sipas autoriteteve janë anëtarë të një bande shumë të ashpër që vepron në qendër të Athinës dhe pjesë e mafies shqiptare. I njohur ndryshe si Grupi L, banda kontrollon shtëpitë publike dhe trafikun e drogës në kryeqytetin grek.

Ata mësohet se kanë si seli një klub të njohur në Sepolia dhe një pjesë e tyre ka punuar si truprojë. Hetimet kanë zbuluar se vrasja e 37-vjeçarit fatkeq në kafen Nea Joni, lidhjet me plagosjen me thikë të një 16-vjeçari.

I mituri, i cili rezulton djali i pronarit të lokalit ku ndodhi vrasja, u qëllua me thikë një ditë përpara ngjarjes. Sipas dëshmive, anëtarët e Grupit L, janë ftuar në kafene nga familjarët e fëmijës që ishte goditur me thikë.

Në momentin që ata shkuan në kafene panë në lokal si klientë anëtarë të një bande rivale me të cilët kishin shumë përplasje. Për një moment anëtarët e Grupit L menduan se kishin rënë në një kurth dhe nisin të shtënat ndaj bandës rivale, duke i marrë jetën shqiptarit fatkeq.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *