Grushtoi trajnerin e Labërisë, Gjykata lë në burg autorin

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Avni Aliajn (Dhrami) i cili disa ditë më parë goditi me grusht trajnerin e Labërisë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Luftëtarit.

Shkak i kësaj ngjarje është bërë mosaktivizimi i Memo Dhrami, djali i Avni Aliajt i cili më pas është përjashtuar nga klubi.

Dritan Resuli ndodhej në tribunë pasi është i dënuar me 8 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës. Në stol qëndroi Taulant Kuqi, me këtë të fundit që vetëm 2 minuta pa përfunduar takimi ka urdhëruar sulmuesin të bëhet gati. 18-vjeçari ka refuzuar të futet në lojë dhe është larguar.

Në përfundim të sfidës do të shfaqej babi i lojtarit Avni Aliaj, i cili mban edhe mbiemrin Dhrami. Ky i fundit ka goditur me grusht trajnerin Resuli, ndërsa është shoqëruar në komisariat nga policia.

Bazuar në nenet 228, 229 dhe 252 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata,

VENDOSI:

Vlerësimin e ligjshëm të arrestimit të shtetasit Avni Dhrami (Aliaj) i kryer nga policia gjyqësore më dt. 16.04.2023, ora 21.50.

– Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” për shtetasin Avni Dhrami (Aliaj) parashikuar nga neni 238 I Kodit të Procedurës Penale, i dyshuar për veprën penale parashikuar nga neni 274/a/2 i Kodit Penal.

– Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Vlorë brenda 5 ditëve nga e nesërmja e shpalljes së tij.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *