Guardiola e la jashtë 11-shes së preferuar, Laportes tashmë ‘nuk I ka ngelur asgjë veçse të ëndërrojë për një transferim tek Barcelona’

Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte, është bërë i pakënaqur me klubin e  Manchester City dhe dëshiron të largohet në verë në favor të një transferimi te FC Barcelona.

Laporte ka dale jasht fokusit të Pep Guardiolës në Etihad Stadium këtë sezon, me menaxherin e Man City që preferon si Manuel Akanji, Ruben Dias, John Stones dhe Nathan Ake para tij

Kjo e ka lënë mbrojtësin spanjoll të pakënaqur dhe me dëshirën për të siguruar një largim në fund të sezonit. Dhe sipas raportit, Laporte po kërkon një kthim në atdheun e tij pasi ëndërron t’i bashkohet Barcelonës.

Laporte aktualisht fiton rreth 6.5 milionë euro në vit në Manchester City dhe kuptohet se është i gatshëm të ulë pagën e tij për të siguruar një lëvizje në Camp Nou.

Disa faktorë janë kundër këtij operacioni të mundshëm në verë.

Si fillim, Manchester City do të preferonte t’ia shesë Laporten një klubi me një gjendje më të mirë financiare se Barcelona, në mënyrë që ata të marrin shumën maksimale nga shitja e tij.

Laporte e ka bërë të qartë se bashkimi me Barcelonën është prioriteti i tij për verën.

Megjithatë, ai ka edhe kërkues të tjerë si AC Milan, Juventus dhe ish-punëdhënësit e tij Athletic Club, të cilët do të ishin të lumtur ta mirëprisnin atë.

Pra, ndërsa ai këmbëngul për një lëvizje te Barcelona, spanjolli mund të zgjedhë të zgjedhë ndonjë nga skuadrat e lartpërmendura në rast se ka një vonesë nga ana e katalanasve për të bërë një lëvizje për të.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *