Manchester City thuhet se ka identifikuar mesfushorin e Brighton Alexis Mac Allister si zëvendësuesin e Gundogan, i cili pritet të largohet në fund të sezonit.
24-vjeçari argjentinas po shijon sezonin më të mirë të karrierës, me pesë golat e tij në 17 ndeshje të ligës angleze.
Mesfushori i talentuar bëri gjithashtu gjashtë ndeshje për Argjentinën gjatë marshimit të tyre drejt fitores së Kupës së Botës në Katar, duke shënuar golin e tij të parë me kombëtaren gjatë sfidës me Poloninë në fazën e grupeve e cila përfundoi me rezultatin 2-0.
Performanca e tij me Argjentinën dhe Brighton ka bërë që Guardiola të kërkojë transferimin e Mac Allister në merkaton e verës, ku vlerësohet 40 milionë euro nga klubi i tij aktual.